LAJMI I FUNDIT

Kryeministrja italiane thirrje BE: Menaxhoni emigracionin duke përdorur politikat e duhura

09:13 - 12.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministria italiane, Georgia Meloni i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për menaxhim të përbashkët të emigracionit. Meloni theksoi se ajo që u vendos në Këshillin Evropian në shkurt duhet zbatuar urgjent marrë shkas nga mbytja e anijes së pak javëve më parë në Coutro të Kalabrisë.




“Pas mbytjes tragjike të anijes që ndodhi në Coutro të Kalabrisë, më 26 shkurt, angazhimi i përbashkët për të dhënë një përgjigje të përshtatshme evropiane ndaj problemit kompleks të migrimit e bën edhe më urgjente nevojën për të zbatuar të asaj që u vendos në takim”, thuhet në deklaratë.

“Siç është nënvizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, masat konkrete të rritjes së veprimit të jashtëm, bashkëpunimit të zgjeruar në drejtim të riatdhesimeve dhe ripranimeve, kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të zbatohen, duke përdorur nga ana e BE, të gjitha politikave dhe mjeteve të nevojshme”, shtoi qeveria italiane.

“Këshilli i BE-së duhet të ndërmarrë hapa përpara për emigrantët”

“Ne jemi dakord që Këshilli i ardhshëm Evropian duhet të ndërmarrë hapa konkretë përpara për çështjet e migracionit, në temën e rrugës qendrore të Mesdheut dhe bashkëpunimit me vendet afrikane”, shtoi kryeministrja Giorgia Meloni pas takimit me kryeministrin Hollandez.

Më 26 Shkurt, një anije me emigrantë u përmbyt në brigjet jugore të Italisë duke shkaktuar dhjetëra viktima.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.