BLUETOOTH

VIDEO/ Reperi ndërron jetë në skenë, momenti i rëndë kur rrëzohet

19:22 - 12.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi amerikano-jugor, Costa Titch, është rrëzuar në skenë teksa këndonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Lajmin e trishtë e njoftoi familja e 28-vjeçarit në Instagram.




“Vdekja ka trokitur tragjikisht në derën tonë. Ajo na vodhi djalin, vëllanë dhe nipin tonë të dashur”, thuhej në postim. Ndërkohë, nuk është zbuluar ende shkaku i vdekjes.

Sakaq, videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur reperi bie në skenë dhe dikush e ngre atë. Qëndron në këmbë për disa sekonda dhe më pas rrëzohet.

Organizatorët e festivalit ku ai po performonte, Ultra South Africa, thanë se ishin “të shkatërruar” nga vdekja e reperit të ri.

Karriera e tij pati një rritje të shpejtë. Kënga ‘Big Flexa’ e bëri atë një yll në të gjithë Afrikën pas suksesit në TikTok.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.