AKTUALITET

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina bien në kanal (FOTO)

17:24 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë, ku mësohet se  një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Policia e Vlorës bën me dije se nga aksidenti kanë mbetur 3 persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.




Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.