AKTUALITET

Berisha nga Belshi: Shqipëria me subvencionet më të ulëta për bujqësinë në rajon! Rama sheh interesat e oligarkëve

19:19 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot Belsh kandidatin e Primareve për bashkinë e këtij qyteti, Bedri Qypin. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek sektori i bujqësisë, ku nxori në pah disa prej problematikave.




Sipas Berishës, Shqipëria ka subvencionet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai ka interes vetëm për oligarkët dhe jo për qytetarët e thjeshtë.

Berisha: Qytetarët shqiptarë po boshatisen me shpejtësi si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre. Kudo që shkojnë, 30-40% e familjarëve, farefisit, kushërinjve e miqve, të demokratëve e socialistëve janë larguar nga Shqipëria. Na mungojnë, nuk i kemi. Këtu jemi përpara një momenti të jashtëzakonshëm. Do ju them vetëm diçka, mendoni se në 8 vite janë larguar në vendet e BE-së, 937 mijë shqiptarët, pa përfshirë ata që janë larguar drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Nëse ne nuk betohemi, nuk vendosim të ndryshojmë këtë situatë, kjo do të thotë se në 8 vite të ardhshme, do tërheqin 1 milionë persona të tjerë. Në 16 vite, nuk dihet se kush do mbetet në këtë vend.

Është sistem fiskal armiqësor ndaj qytetarëve. Është kundër ligjit. Ligji thotë se duhet të ketë 20% në shitje dhe 20% në blerje. Këta nuk shohin asgjë përveç interesave të tyre dhe të oligarkëve. Kurrë nuk do jem kundër të pasurve, por kurrë nuk do i mbështesë ata në kurriz të qytetarëve. Ta harrojnë. Unë jam i detyruar në moral dhe ligj që të mbrojë interesat e qytetarëve, ndërsa Rama mbron interesat e oligarkëve.

Ata janë të interesuar të punojnë me importet e Serbisë sesa me prodhimet e Dumresë. Sepse prodhimet e Dumresë i marrin me 0% në blerje dhe me 20% në shitje. Sa janë subvencionet? Ju them unë se subvencionet në Shqipëri janë 5-8 herë më të ulëta se sa vendet e rajonit, Kosovë, Serbi, Bosnje e Maqedoni. Po ndalem sepse ne, në 2013-ën, arritëm të kishim rrogat më të larta se të gjithë vendet e rajonit. Në 2013-ën, u bëmë eksportues qumështi. Nga njerëz që prisnin me orë të tëra për qumësht në dyqan, ne u bëmë prodhues shumë të mirë dhe e eksportuam në disa vende.

Në 2013-ën u bëmë eksportues të rëndësishëm të vezëve. Bujqësia shqiptare po ngjitej. Përsëri, ajo nuk kishte mbështetjen e merituar. Ajo që meritonte nuk bëhej dot sepse Dumrea dhe gjithë Shqipëria rurale, në vitet 2005-2013, ka marrë investime në infrastrukturë dhe kanalizime më shumë se kurrë në histori. Janë bërë 2.3 miliardë euro investime. Duheshin dhe 2 miliardë euro të tjera për të investuar në infrastrukturën rurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.