AKTUALITET

Gjoba ndaj “Birra Tirana”, Meta: Po e shkatërrojnë prodhimin vendas me të gjitha format, për të favorizuar importuesit

17:31 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se po përpiqen ta shkatërrojnë birrën vendase me të gjitha format për të favorizuar importuesit.




Ai mori shembull rastin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ata e kanë mbështetjen nga shteti shumë herë më të madhe se bizneset në Shqipëri.

“E shikoni çfarë po i bëjnë industrisë së birrës vendase?! Po e shkatërrojnë në të gjithë format për të farvoziruar importuesit. Maqedonia importon 7-8 herë më shumë se ne por nuk e kanë klimën tonë.

Por mbështetjen nga shteti e kanë shumë herë më të madhe. Prandaj ikin të rinjtë nga Lushnja, nga Fieri dhe shumë qendra të tjera. U bë një spektakël i neveritshëm sot ndërkohë që mund të ishin bërë shumë fusha për të rinjtë, qendra apo laboratorë inovacioni për të inkurajuar të gjithë të rinjtë që kanë aftësi.

Dua ta përfundoj me atë që lexova pak më parë se të vija këtu. Që thoshte këtu ka më shumë vrasje se dasma. Beton kriminal në Tiranë dhe Durrës. Sepse një pjesë e mirë e tij jo vetëm që shkatërron mjedisin dhe shëndetin dhe ndikon edhe për shumë sëmundje të tjera por sepse ne e dimë edhe se nga vjen një pjesë e mirë e financimit”, tha Meta.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.