AKTUALITET

Ka vdekur “perandori” japonez i mini marketeve – Ai kishte 83,000 në mbarë botën

21:22 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në moshën 98-vjeçare, ka ndërruar jetë miliarderi japonez Masatoshi Ito, i cili “ndërtoi” pasurinë e tij duke e kthyer kompaninë minimarket 7-Eleven në një gjigant aktiv në Azi dhe Amerikë. Marka aktualisht ka mbi 83,000 dyqane në mbarë botën, nga të cilat rreth një e katërta janë në Japoni.




Prania e Itos në tregti filloi në vitin 1956, me një biznes të vogël të dyqaneve të veshjeve në Tokio të drejtuar nga gjysmë vëllai i tij.

Fillimisht Ito e quajti atë Ito-Yokado dhe e ktheu atë në një zinxhir dyqanesh të vogla ushqimore dhe madje edhe veshjesh.

Në një udhëtim në SHBA, një ekzekutiv i Ito-Yokado u njoh me dyqanet 7-Eleven, të cilat ishin në pronësi të Korporatës Southland. Të dy kompanitë ranë dakord të punonin së bashku dhe së shpejti, në 1974, u hap 7-Eleven i parë në Japoni.

Disa vjet më vonë, në mars 1990, Ito-Yokado fitoi shumicën e aksioneve në Southland Corporation.

Ito dha dorëheqjen në 1992 (duke mbetur kryetar nderi) me akuzën se kishte paguar mafien japoneze, yakuza, për të ruajtur rendin në një mbledhje të aksionarëve.

Ai ia atribuoi suksesin e tij një kombinimi të punës së palodhur dhe fatit. “Unë pata fatin që nisa biznesin menjëherë pas luftës, kur një pjesë e madhe e shoqërisë së konsumatorit filloi të zhvillohej në Japoni”, kishte thënë ai në një intervistë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.