AKTUALITET

Meta: Në mes të Tiranës po humbasin jetën njerëz të pafajshëm. Po shohim përditë rritje të kriminalitetit

17:19 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një takim me të rinjtë e PL në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë.




Referuar ngjarjes së një nate më parë ku humbi jetën një banakiere nga plumbat që goditën lokalin ku ajo punonte, Meta u shpreh se njerëz të pafajshëm po humbasin jetën dhe krimi po rritet në nivele të frikshme.

“Partia e Lirisë Lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve. Qeshu rini, qeshu, bota është e jotja thoshte Migjeni në kohën më të vështirë për rininë shqiptare sepse ai ishte një gjenerator optimizmi edhe pse ishte ndër denoncuesit më të mëdhenj të pabarazisë sociale. Kam mbështetur dhe mbështes të rinjtë që të kenë një përfaqësim sa më të fuqishëm.

Të rinjtë janë braktisur nga kjo pakicë uzurpatore. Që i ka shpallur luftë të rinjve dhe prodhimit vendas. Janë dy shtyllat më të fuqishme për një shoqëri. Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë kur të gjithë kishin mbaruar një ditë të lodhshme dhe po bëheshin gati të flinin. Në mes te Tiranës ndodhi një akt kriminal shumë i rëndë.

Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim një rritje të kriminalitetit në një vend ku kryeministri thotë bandat të hanë kokat me njëra tjetrën, ku ministri thotë nuk ka krim pa zhvillim. Ka rënë numri it ë rinjve që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta në krahasim me rajonin”, tha Meta.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.