Kronikë

Tentuan të kalonin në Portin e Durrësit me pasaporta false, pranga dy kosovarëve dhe një turku

16:08 - 13.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.




Shtetasit me iniciale Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës – Vijojnë kontrollet e shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut, për goditjen e tentativës për të kaluar kufirin, në mënyrë të kundërligjshme.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll më të detajuar, 3 shtetas, për të cilët kishin dyshime se kishin paraqitur dokumente false. Pas verifikimeve rezultoi se dokumentet që kishin paraqitur këta shtetas, për të dalë jashtë Shqipërisë, ishin të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.