Kronikë

Gazetari Artan Hoxha: Fatjon Murati ishte objektivi, por kur ndodhi atentati në Don Bosko ai ishte në avion

09:25 - 14.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar atentatin në Don Bosko ku humbën jetën një grua dhe u plagosën pesë persona të tjerë, ku sipas tij objektiv i ngjarjes ka qenë Fatjon Murati.




Hoxha ka deklaruar se Mutati kishte 48 orë që ishte larguar nga Shqipëria, ndërsa ende nuk dihet destinacioni se për ku është nisur ky i fundit.

“Ata janë informuar që Fatjoni (Murati) ka ardhur. Pra ata e kanë marrë vesh që ai ka ardhur, se prandaj janë organizuar. Kanë marrë vesh që ka ikur sepse kishte 48 orë që kishte ikur nga Shqipëria. Besoj e dinin se prandaj kanë gjuajtur në atë formë. Besoj se e dinin sepse ata janë njoftuar që ka ardhur. Janë bërë gati, nuk kanë arritur dot në kohë dhe kanë bërë këtë që kanë bërë.

Për mua ka qenë Fatjon Murati sepse ka qenë i dyshuar pikërisht për ngjarjen e 17 Korrikut. Ka dhënë deklarime në lidhje me atë ngjarje. Ka qenë i dyshuar për atë ngjarje. Është kapur më 8 Tetor në makinë të blinduar bashkë me Indrit Doklen dhe Gentian Reçin. Janë liruar pas disa orësh, nuk kanë patur armë. Besoj kanë ardhur nga jashtë. Dy të tjerët, Indrit Dokle dhe Reçi janë liruar, kurse ky është mbajtur. Kur ka dalë për masë sigurie ka dalë elementi shtesë që në bazën ku u gjetën armë në një rezidencë në periferi të qytetit në një kuti paketimi u gjet gjurma e gishtit të Fation Muratit. Më 11 Tetor iu dha arrest me burg, më 28 Dhjetor, para Vitit të Ri kaloi në arrest shtëpie. Ai nuk ka qëndruar në Shqipëri. Ai është larguar. Në datën 7 Mars kur policia e ka gjetur unë besoj ka ardhur nga jashtë, po nëpërmjet linjës së Kosovës, pra nga Turqi në Prishtinë, ka kaluar kufirin, ka kaluar në Shqipëri. Ka plotësuar policia procesverbalin që ai është në rregull që ky u gjend në banesë dhe ai është larguar. 48 orë më parë ka shkuar në aeroportin “Adem Jashari”, nga aty ka lëvizur në drejtim të Stambollit. Di që në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në avion, por destinacioni kur del nga Shqipëria pastaj nuk dihet”, tha Hoxha.

Për gazetarin Hoxha me ngjarjen është synuar që të dërgohet një mesazh.

“Po sigurisht, pse për çfarë bëhet kjo? Ata që kanë porositur këtë lloj ngjarje, kanë një problem me ekzekutorët atje sepse kanë vrarë një njeri që nuk ka lidhje fare. Pra kanë vrarë gjyshen që punon 16 orë në ditë. Kanë vrarë gjyshen, çfarë të them më. Në çdo dyqan të mëhallës ishte me borxhe atje dhe sot policia jep 20 mijë Euro shpërblim. Me ato 20 mijë Euro ajo i kishte zgjidhur hallet, ne sot me 20 mijë Euro paguajmë kush na jep informacion kush nga vrau gjyshen”, u shpreh ai tek ‘Opinion’.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.