Kronikë

Si përdoreshin 4 të rinj nga Rumania për të kryer transportin e qindra kuintalëve me kanabis, Policia fsheh emrat e të kërkuarve

08:51 - 14.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmë, u bë me dije se gjatë një operacioni policor u bë e mundur të goditet një grup kriminal në përbërjen e të cilëve ishin 4 shtetas rumunë dhe disa shqiptarë.




Sipas të dhënave mësohet se 5 persona nga shqiptarët janë identifikuar, por ende nuk janë kapur të vihen në pranga, ndërkohë që Policia e Vlorës ka mundur të prangosë katër rumunët, tre djem dhe një vajzë, të cilët hiqeshin si turistë thotë Policia. Turistët rumunë dyshohet se kanë pranuar rolin e korrierëve për të kaluar drogën në drejtim të tokës greke, ndërkohë që ngarkoheshin me mjetin e tyre të udhëtimit në Vlorë. Policia nuk bën me dije vendin se ku është marrë droga dhe as kreun e grupit për të cilin punonin shtetasit rumunë, por e përcolli me zhurmë të madhe rezultatin e bllokimit të mjetit me 260 kg kanabis.

 OPERACIONI

Sekuestrohen 260 kg kanabis në Vlorë. Në pranga kanë rënë 4 shtetas ndërsa janë sekuestruar 2 automjetet “Camper” që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike. Detajet e megaoperacionit u bën të ditura nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në një konferencë për shtyp. “Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘CAMPER’.

Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit ‘Camper’, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej”, njoftoi Policia. Policia bëri me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit Marius Cimpeanu, 20 vjeç, Mihaela Cimpeanu, 20 vjeçe, Florin Tucan, 24 vjeç dhe Andreea Pislaru, 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike. “Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike. Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy ‘CAMPERA’-t e sekuestruar”.

 Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qira “campera” luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qira “campera” luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.