Kryesore

U përplas për vdekje nga treni duke u tërhequr zvarrë 150 m, del fotoja e 15-vjeçarit shqiptar

11:32 - 14.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku dy adoleshentë humbën jetën nën shinat e trenit teksa po kapërcenin binarët në stacionin Berbenno në Valtellina, Lombardi.




Pas përplasjes së fuqishme dy të rinjtë  Manuel Gabriel Tejada Reyes nga Argjentina dhe Meriton Ajeti nga Kosova humbën jetën, ndërsa mediat italiane kanë publikuar dhe foton e këtij të fundit.

Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë loja e tyre për të kaluar në krahun tjetër të shinave me vrap në këmbë pasi dy 15-vjeçarët kanë refuzuar të përdorin nënkalimin për të kaluar në krahun tjetër, ku dhe janë përplasur fatalisht.

Raportohet se pak para ngjarjes, fëmijët kishin qenë në një park lojërash bashkë me miqtë e tyre, ku këta të fundit kanë deklaruar se adoleshentët u përplasën nga treni ndërsa trupat e tyre u tërhoqën 150 metra zvarrë.

Policia ka sekuestruar celularët e viktimave dhe miqve të tyre për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.