BLUETOOTH

Dashuri apo lojë? Luizi në mëdyshje për lidhjen me Kiarën, si ndikoi mesazhi i nënës “kundër” moderatores

08:51 - 15.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër konflikt mes Luizit dhe Kiarës, ka përfshirë të gjithë ndjekësit e këtij formati, por edhe të çiftit. Gjithçka nisi kur Luizi u sëmur me dhimbje koke, e duket se Kiara jo vetëm që nuk u kujdes për të, por edhe qeshte. Nga ana tjetër, ka qenë Olta, rivalja e tij më e madhe në lojë që është kujdesur për këngëtarin gjatë kësaj periudhe delikate. Kaq ka mjaftuar, që debati fillimisht të shpërthejë mes dy vajzave.




“Duhet të të vijë turp për këtë sjellje. Indiferenca që tregove ndaj këtij çuni. Ti ia bërë këtij çuni që bëhet copa për ty. Tup”, tha Olta, ndërsa Kiara ia kthehu: “Se përse duhet të më vijë turp. Po e ka fajin ky që ta lejon ty këtë gjë. Turp të kesh ti!”. Shpeshherë qëndrimi i gjatë i Kiara Titos në “Big Brother VIP”, është cilësuar si ‘meritë’ e Luiz Ejllit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” është një fjali e përdorur herë pas here si nga banorët e shtëpisë, por edhe nga fansat e tyre. Madje së fundmi e ka thënë edhe moderatorja e njohur. Në një bisedë, që dukej me nota humori, Kiara i tha se bashkë janë deri në finale dhe se po e shfrytëzonte për lojë. Pasi e dha këtë përgjigje, moderatorja ka qeshur si për të sqaruar se e gjitha ishte një shaka. Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother VIP”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty ‘Big Brother’-in se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, tha këngëtari i njohur. Debatin që bëri me Luiz Ejllin, Kiara Tito ia tregoi Armaldo Kllogjerit dhe Dea Mishelit, duke thënë se ishte një situatë koti.

Dea u shpreh se gocat e durojnë më shumë dhimbjen se sa djemtë dhe se edhe Kiara ka dy ditë me dhimbje barku dhe nuk ka thënë asgjë. Ajo shtoi se djemtë duan pak përkëdheljet dhe fakti që moderatorja nuk e përkëdhel, nuk do të thotë që nuk e do këngëtarin. Kjo e fundit u shpreh se Luizi i tha asaj se kishte dhimbje koke dhe pas kësaj, ai hipi mbi top. Dea e këshilloi Kiarën që mos të zihet kot dhe se Luizi e përkëdhel shpesh Kiarën se ai e ka natyrën e tillë. Kiara tha se ndryshe nga Luizi, ajo nuk e ka në natyrë t’i përkëdhelë njerëzit.

Armaldo i tha Kiarës se duhet t’i marrë këto situata me pak më shumë sportivitet. E teksa situata ishte ndezur mes çiftit, por edhe banorëve të tjerë, në shtëpinë e “Big Brother” ka “mbërritur” nëna e këngëtarit.

 Pas përfundimit të lojës siameze, ka pasur shumë reagime. Por, duket se këtë lojë me shumë interes e ka parë edhe nëna e këngëtarit. Pas reagimit të saj, pak javë më parë, me një letër drejtuar të birit, mamaja e Luizit ka qenë përsëri prezente me një mesazh, nëpërmjet mesazheve të “Big Love”. “Çapaculat e nënës, jeni shumë të mirë Zoti ju ruajt. Ka Zot lart që bëri bashkë Luizin dhe Oltën. Jeni shumë të mirë, më keni kënaqur”.

Ky mesazh nga mamaja e tij, që jeton në New York, ka sjellë jo pak emocion për këngëtarin, por edhe banorët e tjerë. Megjithatë, ajo që ra në sy të fansave, ishte fakti se ajo kishte zgjedhur mos ta përmendte Kiarën, në këtë mesazh të dërguar. Ndoshta nga ndikimi i lojës, apo për faktin që nuk është shumë dakord për këtë lidhje, nëna e Luizit, kishte zgjedhur mos të kishte një mesazh për “nusen” e saj.

Në rrjet nuk kanë munguar edhe komentet “Kiara left the chat”, pasi kanë ndjekur videon me mesazhin e dërguar. Edhe vetë moderatorja nuk e ka pritur mirë faktin që nëna e këngëtarit zgjodhi mos ta përmendte në mesazhin e saj. Luizi u përpoq ta bindte, se me fjalën çapaçula, nëna e tij e kishte fjalën për çiftin, sepse i sheh si fëmijët e tij. Duket se ka qenë kjo mënyra e mamasë së Luizit, për të treguar qëndrimin e saj në lidhje me historinë e dashurisë mes të dyve.

Ndryshe nga familjarët e Kiarës, që kanë zgjedhur të reagojnë, familja e Luizit është treguar më e tërhequr për të folur rreth kësaj dysheje. Ndërkohë, një lloj distancimi nga kjo situatë është pasqyruar edhe në rrjetet sociale të dy protagonistëve. Tek adresa e “Instagram”-it të Luizit, përditë e më rrallë ka postime rreth Kiarës, duke u fokusuar vetëm te loja e këngëtarit.

Edhe pse është një faqe shumë aktive, të rralla janë postimet që përfshijnë çiftin. Kujtojmë se kur mamaja e Luizit i dërgoi një letër brenda shtëpisë, pasi përshëndeti të gjithë konkurrentët, u ndal edhe tek Kiara, por vetëm për një përshëndetje. Edhe miqtë e këngëtarit e kanë shprehur hapur mendimin që ata kanë për partneren e mikut të tyre. Mario dhe Joni, të cilët e surprizuan atë në “Big Brother VIP” kanë qenë së fundmi në një intervistë ku kanë folur rreth tij, lidhjes me Kiarën e jo vetëm. Duke u ndalur te moderatorja, ata deklaruan se ka gjëra që nuk pëlqejnë te ajo. Madje, Joni tha se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot.

“Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurt, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën”, tha ai. Kurse Mario nga ana tjetër u shpreh se: “Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka.

Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve”. Teksa brenda në lojë, kjo histori dashurie klasifikohet si një raport i fortë, shpesh duke iu referuar njëri-tjetrit si burri apo gruaja, jashtë personat e afërt të Luizit, janë shumë skeptik rreth ndjenjave të Kiarës karshi tij. Edhe në rrjetet sociale, nuk mungojnë videot, apo deklaratat edhe nga personazhet e famshme, ku shprehen se moderatorja e ka kuptuar fuqinë e këngëtarit në lojë dhe këtë histori po e shfrytëzon vetëm për lojë.

Ndonëse në fillim, fansat e Luizit e mbështesnin fortë edhe Kiarën, duket se tani, jo vetëm që nuk i japin më përkrahje, por kërkojnë edhe largimin e saj nga loja, pasi sipas tyre, ka shkuar shumë larg. Shpesh në rrjetet e saj sociale ka luhatje të madhe të numrave, duke humbur ndjekës në mënyrë të shpejt, sidomos pas debateve që bën me Luizin./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.