Kronikë

EMRI+FOTO/ U rrëzua aksidentalisht gjatë pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout, identifikohet e moshuara

10:44 - 15.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është identifikuar e moshuara e cila humbi jetën mesditën e djeshme në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa kryente ritualin fetar.




Viktimë e këtij aksidenti është 74-vjeçarja, Gjela Biba e cila humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra në trup.

Burime për median bëjnë me dije se identifikimi i të moshuarës u bë gjatë orëve të mbrëmjes, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Mësohet se viktima ka qenë pjesë e pelegrinazhit, ndërsa humbi jetën pasi u rrëzua aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë në vendin e quajtur ‘shpella e Shna Vlashit’, shumë pranë Kishës.

Gjela Biba

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.