AKTUALITET

Reshje bore në aksin Korçë-Dardhë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore e zinxhirë

11:06 - 15.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjes së djeshme, mësohet se në aksin Korçë-Dardhë ka pasur dhe reshje dëbore.




Lidhur me situatën, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrugët janë pastruar dhe nuk ka pasur ndërprerje të qarkullimit.

Sakaq ARRSH ka  këshilluar drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Postimi i plotë:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendinndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore

Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset

⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore‍♂️


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.