Kronikë

U arratis nga vendi para atentatit, Gjykata shtyn seancën për Fation Muratin. Zbulohet arsyeja

10:36 - 15.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për Fation Muratin dhe Kristin Gjinin të akuzuar për armëmbajtje pa leje.




Burime për media konfirmojë se shkak për shtyrjen e seancës është bërë, mungesa e avokates së Kristianit ndërsa përfaqësuesi i Muratit ishte i pranishëm.

Pritej se ditën e sotme t’u komunikoheshin konkluzionet e prokurorisë, ndërsa seanca e radhës është shtyrë për në datën 29 mars.

Mësohet se disa javë më parë Fation Murati, i cili ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kishte kërkuar leje një mujore që të dilte nga shtëpia nga ora 08:00 deri në orën 20:00, për arsye shëndetësore por iu ishte refuzuar.

Kujtojmë se ditën e dielë, datë 12 mars në lokalin e Fation Muratit ndodhi një atentat, ku u vra një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Viktimë mbeti 58-vjeçarja Mimoza Paja e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë. Vetë Fation Murati duhet të ishte në banesë pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Masa e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Muratin për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” është zbutur në dhjetor të vitit të kaluar në “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.