BLUETOOTH

Zarfi i zi ‘plan i thurur’ kundër Kristit dhe Armaldos/ Luiz: Kërkoja dënim, e bëra enkas se kutia e Pandorës shkoi dëm

09:59 - 15.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Luiz Ejlli ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka qenë ai që ka thurur plane për mbërritjen e zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe vetë atë për t’i dërguar në nominim.




Gjatë mbrëmjes së djeshme, Luizi tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Nga ana tjetër, opinionistja Zhaklina tha se kjo deklaratë e Luizit nuk është e vërtetë pasi këtij të fundit i vjen keq që ka dalë në nominim me njerëzit e tij të dashur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.

Olta: Çun i mirë Luizi. Me zemër të madhe.

Qetsori: Kristi rrezikon më shumë, sjellja e tij ka qenë e rëndë.

Kristi: Pse ishte e rëndë?

Qetsori: Unë i thash Luizit që këtë javë nuk e ngacmoj fare, sepse kishte bërë një lojë të llogaritur.

Kristi: Vura veten në nominim. Ku është llogaria?

Elvis: Respektoj lojën e gjithkujt. Është publiku ai që vendos.

Olta: Pse nuk ma bëre mua?

Luiz: Ti mendon se nuk kam gjë për ty? E kam me këta të dy njëherë, pastaj do merrem me ty.

Kiara: Unë nuk i kam qejf fare këto gjëra. Nuk më pëlqejnë disa lojëra të Luizit. Nuk e kontrolloj dot në disa gjëra.

Zhaklin: Pse i kërkove Kristit aleancë?

Luiz: Sepse kam nevojë për Keisin.

Zhaklin: Po ti kërkoi aleancë Kristit, pse Keisit?

Luiz: Kristi nuk del, jam i sigurtë.

Zhaklin: Kjo gjëja që t’i bërë tani, nuk ishte aspak e planifikuar. Ty të vjen keq që dole në nominim me dy njerëzit e tu të dashur. Mos bëj si strateg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.