Kryesore

Arrestimi i nënës lehonë/ Vokshi nga Kuvendi: Spiropali të çohej e parë për këtë skandal, familja ka përjetuar drama. Ngjarjet ndodhin se kemi kryeministrin e dhunshëm

11:32 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate janë krijuar në Kuvend për rastin e nënës lehonë që u arrestua nga policia vetëm pak ditë pasi kishte lindur foshnjën e saj, ku deputetja e PD Albana Vokshi ka kërkuar që në rend dite t’i jepej ‘zë’.




Vokshi tha se lidhur me këtë ngjarje, e para që duhej të kërkonte diskutim duhej të ishte Elisa Spiropali pasi familja ka përjetuar drama.

Sakaq shtoi se në këtë seancë duhet të diskutohej dhe ligji për dhunë në familje ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit, të dhunshëm.

Vokshi: Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjeç për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë një amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.