Kronikë

E rëndë në Shkodër! Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti (EMRI)

11:09 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, pasi punonjësi i ndriçimit ka humbur jetën.




Mësohet se shtetasi Shpëtim Dekovi 54 vjeç teksa kryente punimet për riparimin e ndriçuesve në rrugë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.