AKTUALITET

E zbulon Borrell, Rama tërhiqet nga nisma për “pasaportat e arta”

13:10 - 16.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga nisma për “pasaportat e arta”. Deklarata u bë nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare u shpreh: “Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e kryeministrit që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej”.




Në fjalën e tij, Borrell tha gjithashtu se me prezencën e tij sot në Tiranë japin mesazhin se BE është e angazhuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

“Sot jemi në Tiranë për ti treguar popullit shqiptar se Shqipëria është më pranë BE. Me këtë duam të japim një sinjal politik për angazhimin e BE drejt rrugëtimit të BE.

Përmes këtyre takimeve marrim në konsideratë përgatitet për në BE. Shqyrtojmë çfarë është bërë, dhe çfarë kemi punë përpara nesh.

Mesazhi kryesor është angazhimi jonë i patundur për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne presim drejtimin e Shqipërisë drejt BE. Ne po punojmë në të gjitha linjat”, tha Borrell.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.