Kronikë

EMRAT/ Arrestimet zinxhir pas prangosjes së kryebashkiakut të Bulqizës, SPAK zbardh rolin e bashkëpunëtorëve të tij në tenderin mbi 322 mln lekë

10:14 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zbardhur detaje lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ky i fundit i akuzuar për abuzim me tenderin për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, me një vlerë prej 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.




SPAK njoftoi gjithashtu se përveç Allës janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë, me të cilët ai ka bashkëpunuar, ku në njoftimin për media theksohet se kryebashkiaku ‘në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë”.

Në pranga kanë rënë:

 1-Lefter Alla
2-Enkeleda Lleshi
3-Rubin Kola
4-Erion Isaku
5-Leonard Daci
6-Arseb Gjoka
7-Kujtim Zogu
8-Denis Xholi
9-Rasim Daci
10-Dalo Gazidedja
11-Aqif Konesha

Arrest shtëpie

1-Kastriot Ibrahimaj
2-Ana Nishku

Sakaq shton se 12 zyrtarët e tjerë, akuzohen për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike’, pasi “Kjo procedurë prokurimi dyshohet që është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.)”, sqaron SPAK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.