AKTUALITET

Kreu i SPAK bën bilancin për vitin 2022, zbulon institucionet ku Prokuroria ka akses për verifikimin e të dyshuarve. Dumani: Rastet e pastrimit të parave kanë qenë në rritje

10:34 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani në raportin e tij në KLP ka bërë një analizë të punës së këtij institucioni.




Dumani në raportin e tij tha se gjatë vitit që lamë pas është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje ku  shtoi se gjatë hetimeve përveç përgjimeve telefonike po aplikohen të gjitha mjetet e posaçme të hetimit përfshi dhe agjentët e infiltruar.

Kreu i SPAK, ndër të tjera ka renditur të gjithë institucionet ku prokuroria ka akses të drejtpërdrejtë siç janë: Gjendja Civie, Kadastra, drejtoria e Burgjeve, regjistri i llogarive bankare, DPSHTR, regjistri noterial shqiptar, regjistri i pronave përfituese, sistemet e policisë së Shtetit, gjobat, raporte e statistike, Teams.

“Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësinë për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi ai.

Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë”.

“Në periudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë.

3 procedime penale me 3 të pandehur prokurorë

1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë

1 procedim penal me 1 të pandehur ish zv ministër

1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë

1 procedim penal me 1 të pandehur anëtar i KPK

4 procedime me 4 të pandehur ish kryetarë bashkie”, tha Dumani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.