Kryesore

PD denoncon aferën me tenderat në bashkinë Vorë, paralajmëron kandidati: Blerim Sherra do arrestohet, dosja do i shkojë drejtësisë

12:32 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i PD për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka paralajmëruar se autoritet do të arrestojnë së shpejti dhe kryebashkiakun socialist, Blerim Sherën ashtu siç ndodhi me homologët e tjerë.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se tenderi mbi 2 milionë euro i pastrimit në Bashkinë Vorë është bërë në shkelje të plotë të ligjit dhe në kurriz të taksave të qytetarëve.

Sakaq thekson se PD do të dërgojë për hetim dosjen dhe kryetari do të hetohet para drejtësisë, pasi ka kryer afera korruptive për interesat e kryeministrit Edi Rama.

Postim i plotë:

273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro, – tha Hoxha, –  është tenderi i pastrimit të bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptive të Edi Ramës – dosja që do të çojë para drejtësisë, kryetarin aktual të bashkisë së Vorës dhe do të ketë po të njëjtin fat si kryetari i bashkisë së Bulqizës!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.