AKTUALITET

Plani franko-gjerman/ Zhulali për Panorama TV: Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor, i ka qëndruar marrëveshjeve. Serbia duhet të ndahet njëherë e mirë…

21:50 - 16.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertja për politikën e jashtme, Ilda Zhulali, është shprehur se Kosova është vendi me demokracinë më funsionale në Ballkanin Perëndimor.




Komentet Zhulali i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku u diskutua për planin franko-gjerman.

Zhulali tha se Kosova i ka qëndruar gjithmonë marrëveshjeve dhe shtoi se Serbia duhet të ndahet njëherë e mirë nga mendësia e Millosheviçit dhe të nisë një epokë të re.

Pjesë nga biseda në studio:

Zhulali: Kosova sot është shteti demokratik më funskional në Ballkanin Perëndimor. Është kthyer në një vend ku funskionojnë institucionet. Është shumë përpara Serbisë dhe Malit të Zi dhe në disa raste edhe se Maqedonia. E dyta Kosova ka arritur përmes këtij konsolidimi shtetformues të ndërtojë një dialog me Beogradin në Bruksel. Vetëm institucionet që kanë besimin e qytetarëve mund të arrinin të bënin këtë gjë. Kosova dhe Serbia kanë arritur të bien dakord në parim për tekstet e marrëveshjes. Ky është një proces negociatash.

E rëndësishme është që Kosova në këtë takim të datës 18 të shkojë e përgatitur. Të mos tërhiqet nga marrëveshjet e mëparshme dhe të shkojë me të gjitha aftësitë e saj për të ofruar zgjidhje. Kosova është e vetmja që i ka qëndruar marrëveshjeve dhe ka zbatuar marrëveshjet. Ajo që Serbia refuzon, është të pranojë se Kosova është një vend i pavarur. Si realitet Serbia e ka pranuar de facto pavarësinë. E rëndësishme është ta njohë edhe de jure. Duhet të ndahet njëjerë e mirë nga mendësia e Millosheviçit.

Marrëveshja e Brukselit me Ketrin Eshton, dialogu atëherë mori një tjetër rëndësi politike. Kjo i ngriti staturën marrëveshjes. Të gjitha pikat që u arritën me atë që quhej marrëveshja e madhe e Brukselit. Serbia u tërhoq dhe nuk u bë më pengesë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.