LAJMI I FUNDIT

‘Serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku’/ Vuçiç: Nëse arrijmë marrëveshje me Kosovën do ishte arritje historike

08:55 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur i gatshëm të bëjë zgjidhje kompromisi për të arritur një marrëveshje me Kosovën ku “serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku”.




Para takimit me kryeministrin Albin Kurti në Ohër më 18 mars, Vuçiç ka thënë se nuk ka rëndësi koha se kur do të arrihet kjo marrëveshje, por siç thotë ai, do të ishte sukses historik nëse do të ndodhte.

Presidenti serb ka këmbëngulur se gjithçka çka është nënshkruar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian duhet të zbatohet. Ai ka thënë se kur është fjala për Asociacionin nën patronatin e BE-së, janë nënshkruar katër marrëveshje.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë sukses historik”, ka thënë Vuçiç për Euronews Serbia.

I pyetur nëse po përgatitet për një raund të ri të bisedimeve me përfaqësuesit e Kosovës dhe cilat janë “vijat e kuqe”, presidenti i Serbisë tha se nuk flet shpesh për vijat e kuqe, sepse nëse flitet shumë për atëherë nuk ka negociata reale dhe “pala tjetër do të insistojë vetëm në ato vija të kuqe”.

“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Sigurisht që të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë dhe Duke e pasur këtë parasysh, besoj se në interes të të dyja palëve të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, nënvizoi Vuçiq.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiq tha se ata “tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë. dhe se nuk u duhet Serbia për këtë”. Megjithatë, ai nënvizoi se ka rregullore dhe një plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me organizatat ndërkombëtare:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.