Kryesore

‘Si mund të thyhet kaq rëndë kodi penal, kur kriminelët janë rrugëve’/Çupi për arrestimin e nënës lehonë: Mos të mbahet asnjë seancë, institucionet të reagojnë!

11:14 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka reaguar në Kuvend në lidhje me skandalin e një vendimi të gjykatës shqiptare, e cila burgosi një nënën lehonë.




Çupi tha se arrestimi i një nënë dhe ndarja nga foshnja është një rast i dhimbshëm, pasi nuk mund të thyhet kaq rëndë kodi penal.

Sakaq shtoi se Kuvendi nuk duhet të nisë asnjë seancë pa diskutuar këtë ngjarje.

Dhurata Çupi: Debat për burgosjen e një nëne dhe ndarjen në mënyrë të dhunshme nga foshnja. Rast i rëndë, e dhimbshme, dëshpëruese, trishtuese. Opinioni është habitur si mund të thyhet kaq rëndë kodi penal. I përcaktuar qartë kodi penal për një nënë që ka një foshnje më të vogël se 1 vjeç. Ne këtu duhet një seancë debati ku ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm të njohin opinionin. Sot krimi është rrugëve, të korruptuarit, kriminelët e vrasësit e përdhunuesit janë rrugëve dhe arrestohet një nënë duke e ndarë nga foshnja 7 ditëshe.  S’mund të nisë asnjë seancë tjetër para një debati të tillë.

Ndërkohë që krimi është rrugëve institucionet shtetërore duhet të japin informacion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.