AKTUALITET

Sulmet nga Irani/ Trondit Karamuço: Garda kërkonte të hidhte në erë Baba Mondin dhe stadiumin shqiptar. Në monitorim është mbajtur dhe Majko, priteshin akte terroriste

11:23 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje të reja lidhur me zyrtarët shqiptarë, pas sulmet kibernmetike nga Irani.




Karamuço ka treguar se tre zyrtarë që janë mbajtur nën vëzhgim nga iranianët, bëhet fjalë për klerikun Baba Mondi, Pandeli Majkon dhe Ben Blushin, ku në fund ka ‘tronditur’ me deklaratën se Majko gjatë një takimi ka rrezikuar edhe jetën.

Eksperti tek ‘Top Story’ tha ‘Majku kur ishte në një takim bashkë me ish-prokurorin e New York, është kapur një fugon duke hynë në afërsi të këtij zhvillimi me eksploziv’.

Sakaq shtoi se sulmet kanë qenë të paralajmëruara, pasi  hakërruat iranianë kanë paralajmëruar se do sulmonin vendin dhe se donin të krhyernin akte terroriste.

“Kemi dy institucione shumë të rëndësishme të Iranit të cilat të dyja bashkë kanë një buxhet 10 mld dollarë, ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare. Ne kemi një ndihëm të drejtpërdrejtë të Qazim Sulejmanit që na vjen në Shqipëri për të hedhur në erë dhe sulmuar kryegjyshatën botërore të bektashijve. Ky është akti i parë që rrezikohen klerikët, akti i dytë ishte kur do të hidhej në erë një stadium ku po luante Shqipëria dhe Izraeli. Loja u anulua dhe u bënë një qytet tjetër në kushte të rrepta sigurie. Aktin e tretë e kemi pak muaj para se të shfaqej agresioni kibernetik, kemi një person që arrestohet i lidhur me një grup brenda kampit që po jepte informacione për ata që banojnë brenda kampit të gjithë me emra dhe po jepte informacion se kush janë pikat e dobëta të kampit në mënyrë që të sulmoheshin me eksploziv. Pasi ky person u kap u arrestua dhe u dënua, menjëherë këta që kemi përballë menduan që e vetmja mënyrë për ta identifikuar është të futen në sistemin TIMS dhe kanë nxjerrë certifikatat që kishin marrë ata për të qëndruar në Shqipëri si resident të përkohshëm. Më pas kur e panë se ishte i lehtë të merrej informacioni kanë hyrë në sistemet tona por fillimisht nuk ka qenë sulm terrorist, ne na kanë rrezikuar deri tani tre të identifikuar një klerik Baba Mondin, një politikan Pandeli Majkon dhe Ben Blushin. I kanë mbajtur target në shënjestër madje në 2018 Majku kur ishte në një takim bashkë me ish-prokurorin e Neë York, është kapur një fugon duke hynë në afërsi të këtij zhvillimi me eksploziv. Ajo që kemi parë ne është se na kanë paralajmëruar se do na sulmojnë edhe me dron dhe ambasada është mbajtur jo vetëm për sulmet kibernetike por edhe për spiunazhin e akteve terroriste që donin të kryenin në territorin e Shqipërisë. Pra ja sa shumë rrezikuam ne në atë kohë vetëm për këtë mikpritje.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.