Kryesore

Tabaku thirrje kryeministrit Rama: Hiq dorë nga ‘pasaportat e arta’ dhe porti i Durrësit. Drejtësia të veprojë shpejt për rastet e korrupsionit

13:06 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar me një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit duhet të tërhiqet nga ‘pasaportat e arta’, porti i Durrësit dhe amanistia fiskale.




Tabaku nga Kuvendi teksa prezantoi ligjin e ri për rolin e Parlamentin në procesin e integrimit tha se ndryshe nga opozita e mëparshme, fakt është qe opozita e sotme është në mbështetje të këtij procesi.

Madje ajo nënvizoi se janë shpenzuar gjithë energjitë dhe përpjekjet për ta çuar këtë proces përpara si në kohën kur ishim në qeveri dhe mazhorancë por edhe këto ditë të opozitës.

“Angazhimi i sotëm është jo vetëm dëshmi e asaj çfarë kemi vepruar dje por edhe premtim për atë që do të veprojmë nesër në qeverisje që për fatin e keq, këtë energji dhe përkushtim tonin nuk e kam parë tek qeveria shqiptare në këto 10 vite. Kemi një bilanc të paradave dhe arritjeve fiktive të kësaj qeverie se sa një entuziazëm dhe energji për të çuar procesin përpara. Kemi një përkushtim më shumë tek propaganda dhe fishekzjarrët në sheshin Skëndërbej si verën e shkuar, se sa një angazhim serioz për t’u përballur me sfidën transformuese të vendit. Ne, po përballemi me kohë tejet të vështira dhe rrugëtimi në integrimin Europian nuk është një proces kapriçioje por në të vërtetë një proces bazuar në merita dhe arritje të prekshme. Kur raportet e Bashkimit Europian flasin për domosdoshmëri në përmbushjen e kritereve, nuk mund të fshihemi pas propagandës por duhet të përveshim mëngët për t’i përmbushur ato,”-tha Tabaku. Qeveria shqiptare po tregon jo vetëm mungese vullneti, sikurse nxjerrin ne pah progres raportet, por nismat e qeverise sikurse janë amnistia fiksale, pasaportat e arta dhe projekti i Portit te Durrësit, rrezikojnë te kthejnë pas këtë proces për vendin tonë”, tha ajo.

Duke i cilësuar si nisma me vija të kuqe nga institucionet e Bashkimit Europian, Tabak tha se shqetësues mbetet dhe fakti mbi korrupsionin ku përmendi arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, ku tha se ‘ndonëse i denoncuar edhe me herët nga PD, SPAK vetëm dje ka lëshuar urdhër arresti për të’.
Për këtë ajo ftoi drejtësinë të veprojë më shpejt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.