AKTUALITET

U shpall Park Kombëtar/ Aktori Leonadro DiCaprio: Historike. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë!

11:00 - 16.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i mirënjohur Leonadro DiCaprio, ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.




Përmes postimit në Instragramin e tij, aktori thotë se ky është një vendim historik.

“Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, shkruan aktori, i cili ka bërë disa reagime më herët dhe njihet si një nga aktivistët më të zëshëm për mbrojtjen e lumit Vjosë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.