Kryesore

‘Zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme’/ Ambasadori britanik: Opozita shqiptare duhet të jetë e fortë për t’i kërkuar llogari qeverisë

10:24 - 16.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve vendore.




Në fjalën e tij, Smith ka dhënë mesazhe të forta lidhur me procesin e zgjedhjeve, ku theksoi se duhet garantuar procesi i lirë dhe transparent.

Sakaq, ambasadori theksoi se zgjedhjet duhet të jenë të lira, në të kundërt duhet luftuar kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës.

Në fund ai tha se në Shqipëri duhet që të ketë një opozitë të fortë për t’i kërkuar llogari qeverisë, pasi procesi demokratik është i rëndësishëm për një demokraci në lulëzim.

“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve. Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë në Shqipëri për të ngritur standardin e zgjedhjeve  dhe për të mbështetur monitorimin e zgjedhjeve dhe për të çuar pjesëmarrjen e qytetarëve. Mbretëria e Bashkuar mbështet punën për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe me ndihmesat që jep për partitë politike. MB do të shikojë një demokraci në lulëzim, duke përfshirë këtu edhe një opozitë të fortë që i kërkon llogari partisë në pushtet dhe të ketë institucione që punojnë. Procesi demokratike është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për pjesën tjetër të Evropës”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.