Kronikë

Kryebashkiaku i Bulqizës u arrestua për abuzimin prej 322 milionë lekë me Ujësjellësin! Skema se si operonin zyrtarët e pushtetit lokal

07:49 - 17.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NIKOLETA KOVAÇI/ Prokuroria e Posaçme ka reaguar rreth 10 orë pas vënies në pranga e kryebashkiakut të Bulqizës, duke dhënë edhe detajet e operacionit.




Në një njoftim pa emra ata treguan se ndërhyrja për të vënë në pranga zyrtarët e lartë lokal dhe tre pronarë kompanish erdhi pas hetimeve të gjata në lidhje me një tender për ujësjellësin, tender që ishte dhënë për mikun e kryebashkiakut Lefter Alla. SPAK ka lënë të kuptohet me reagimin e vet se bëhej fjalë për një ujësjellës për lagjen e vjetër të Bulqizës, ndërtim që qytetarët e kishin kërkuar prej kohësh dhe se kreu i zgjedhur prej tyre për të realizuar punët e lokalitet, preferonte miqtë jashtë gare. U bë me dije se kryetari i bashkisë Lefter Alla u kujdes që tenderin prej 322 milionë lekë ta fitonin miqtë e tij. Por, ky avantazhim i kushtoi shtrenjtë pasi SPAK arriti të faktojë shpërdorimin e detyrës dhe mosbarazinë në tenderë dhe vuri në pranga Allën dhe 7 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

 Në pranga po ashtu ranë edhe 3 administratorë kompanish që përfituan tenderin përfshi edhe Aqif Koneshën, të afërm të kryebashkiakut. Ndërsa në arrest shtëpie u lanë 2 administratorë të tjerë. SPAK kishte nisur hetimet që në vitin 2022 për tenderin e dyshimtë të firmosur nga kryebashkiaku Alla ku u provua implikimi i 13 personave, të cilët ngritën një mekanizëm të posaçëm, për nxjerrjen fituese të firmës së të afërmit të kryetarit të bashkisë që për sistemim të ujërave të zeza për një afat 10 mujor do të përfitonte më shumë se 322 milionë lekë të reja. Kryebashkiaku në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion kompania “Egland” dhe “BEIS”. Por faktikisht punimet u kryen nga “2AF Albania” e Aqif Koneshit që SPAK vërtetoi se ishte lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

TË ARRESTUARIT

Siç u bë me dije mbrëmjen e së mërkurës me urdhër të SPAK-ut është vënë në pranga jo vetëm kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, por edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tenderë publikë. Emrat e personave të arrestuar përveç kryebashkiakut Lefter Alla. Konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja dhe Aqif Konesha. Të gjithë, këta persona sipas SPAK janë me masën e arrestit me burg. Ndërsa, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndërkaq, përmes njoftimi zyrtar SPAK-u zbardhi dhe të gjithë dinamikën e hetimeve dhe akuzat që rëndojnë mbi këta zyrtarë.

NJOFTIM PËR SHTYP

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9 të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim L. A., E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyrë” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/ 1 i Kodit Penal. Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar komfor ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland” sh.p.k. dhe “BE-IS” sh.p.k., me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10-mujor.

TË ARRESTUARIT DHE AKUZAT

Lefter Alla, si person i dyshuar për kryerjen e veprave
penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,
parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Enkelejda Lleshi, si person i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,
parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Robin Kola, si person i dyshuar për kryerjen e veprës
penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2 e 25 i Kodit Penal.

Erion Isaku, si person i dyshuar për kryerjen e veprës
penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2 e 25 i Kodit Penal.
Leonard Daci, si person i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2e 25 i Kodit Penal.

Arsen Gjoka, si person i dyshuar për kryerjen e veprës
penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2 e 25 i Kodit Penal.

Kujtim Zogu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës
penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258/2 e 25 i Kodit Penal.

Denis Xholi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo
ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i
Kodit Penal.

Rasim Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës
penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga
neni 186/2,3 i Kodit Penal.

Dalo Gazidedja, si person i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar
nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.

Aqif Konesha, si person i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar
nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.

“ARREST NË SHTËPI” PËR SHTETASIT:

Kastriot Ibrahimaj, si person i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Falsifikimi i formularëve”, parashikuar
nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Ana Nishku, si person i dyshuar për kryerjen e veprave
penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga
nenet 186/2,3 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.