Kronikë

Nëna lehonë ende në burg/ Biznesmenët ofrohen t’i paguajnë gjobën, me kusht lirimin e saj. Gjykata vendos sot

09:43 - 17.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të premte pritet të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ndaj nënës lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në një muaj burg.




Mësohet se seanca do të mbahet në orën 12: 30, ndërsa burime për median bëjnë me dije se pas lajmit se gjendja ekonomike e familjes së Dianës është e vështirë, ku për foshnjën kujdeset gjyshja e moshuar, shumë biznese janë ofruar që t’i paguajnë gjobën nënës lehonë në mënyrë që vendimi për arrestimin e saj të pezullohet dhe ajo të kthehet pranë fëmijës së saj.

Sakaq, sipas ‘TvKlan’ avokatët kanë kërkuar pezullimin provizor të këtij vendimi dhe të ekzekutohet pasi foshnja të mbushë 1 vjeç, ku pritet dhe të ketë një konferencë për mediat nga këta të fundit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.