AKTUALITET

Rikthehen temperaturat pranverore, si pritet të jetë moti sot në vendin tonë

07:19 - 17.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore.
Ndërsa vranësirat pritet të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat parashikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
  • në zona malore -1 deri 13°C
  • në zona e ulëta 2 deri 19°C
  • në zona bregdetare 4 deri 19°C





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.