AKTUALITET

“Radhën tjetër do marr shishen e benzinës, shkrepësen dhe do vetëflijohem këtu”/ Banori i Bërxullës: Rama po fshihet pas Ballukut”, protestuesi në Bërxullë kërcënon me vetëflijim

12:02 - 19.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë protestës në Bërxullë njëri prej banorëve ka kërcënuar se në tubimin e radhës do kryejë aktin e rëndë të vetëflijimit nëse nuk do marrë zgjidhje.




Sipas tij kryeministri Rama po fshihet pas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në këtë çështje, ndërsa kërcënoi se do vetëflijohet në protestën e radhës.

Ai u shpreh se nëse nuk do marrë zgjidhje për pronën “do marrë benzinë dhe shkrepëse” dhe do vetëflijohet.

“Kryeministri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë. të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinueshme, mos ta vonojë më, ai kryeministër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë. Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimisht. Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit por duam hakun tonë. Le të negociojmë , unë jam fshatar kam pikëpamjet e mia, nuk shkoj dot në qytet. Radhën tjetër do marr shishen e benzinës, shkrepësen dhe do vetëflijohem këtu, qofsha më i poshtri po nuk e bëra, u jap fjalën, herën tjetër do flijohem këtu. Është toka jonë”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.