AKTUALITET

Zgjedhjet në Malin e Zi, dalin rezultatet e para, Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë

21:32 - 19.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati për president i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 36.6 përqind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 për qind të mostrës së përpunuar.




Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç fitoi 26,8 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiç 20 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiç 11,7 për qind.

Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Radulović Jodžir 0.8 për qind.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.