AKTUALITET

I akuzuar për aferën e Inceneratorëve, ish-zyrtari i FSH-së kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

10:02 - 20.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili ndodhet në qeli si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.




Dervishaj ka mbajtur pozicionin e supervizorit të punimeve në inceneratorin e Fierit dhe i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Dervishaj pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u hetuar nën masën e sigurimit arrest në burg.

Ai kishte kërkuar disa herë ndryshim mase në dy shkallët e Gjykatës së Posaçme, por kërkesat e tij janë rrëzuar.

GJKKO pranoi më parë kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktonin rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. Mësohet se 3 mjekët ekspertë, u paraqitën më herët në gjykate, për të bërë vlerësimet e tyre.

Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj, zyrtari i FSHF-së, në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e ti ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e Dervishajt.

Ai ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët, pronarit të kompanive te Klodian Zotos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.