BLUETOOTH

Dalin fotot/ Ish-banori i BBVIP, Eni Tare drejt martesës? Shfaqet krah gazetares bukuroshe…

12:38 - 20.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fama që modeli Eni Tare mori brenda BBVIP, ka bërë që lëvizjet e tij të ‘monitorohen’ nga fansat dhe mediat rozë ku këto të fundit janë ngacmuar pas disa fotografive të publikuara nga ish-banori.




Eni në foto shfaqet me kostum dhëndërisë bashku me gazetaren Sonila Musai, kjo me fustan nusërie duke nxitur nxitur kureshtjen e të gjithëve në rrjet.

Menjëherë pas postimeve të dyshes, nuk kanë munguar as urimet për një martesë të pa lajmëruar, por moderatorja ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk ka asnjë martesë, por bëhet fjalë për një set fotografik të realizuar për një promocion veshjesh.

Dyshja në fjalë janë miq të mirë prej kohësh dhe kanë shfrytëzuar bukurinë për t’u bërë pjesë e setit fotografik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.