LAJMI I FUNDIT

“Gjaku lahet me gjak”/ Theu premtimin për shitjen e mbesës adoleshente për 6 mijë euro, vritet 45-vjeçari. Autori kërcënon live (VIDEO)

14:32 - 20.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drosero Xanthi në Greqi, një vendbanim i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti rom.




Mediat greke bëjnë me dije se 45-vjeçari është vrarë me breshëri plumbash nga një 37-vjeçar në bashkëpunimin me dy djemtë e tij dhe dhëndrin.

Gjyshi 45-vjeçar u vra pasi theu premtimin për t’i shitur mbesën e tij adoleshente familjes së dhëndrit për 6000 euro. Thyerja e një marrëveshjeje të tillë, përbën fyerjen më të lartë në këtë zonë, ku sipas ligjeve të pashkruara “gjaku lahet me gjak.”

Për familjen e dhëndrit marrëveshja ishte e vlefshme sepse “ishin shtrënguar duart”. Prishja e marrëveshjes nga ana e familjes së nuses, e cila është një vajzë 15-vjeçare, përbën fyerjen më të lartë.

37-vjeçari, i cili sipas policisë ishte autori i krimit, ishte babai i djalit që do të martohej. Pas aktit të rëndë ai është vetëdorëzuar në polici. Përpara dorëzimit, përmes një postimi në Tik-Tok, ai shpjegoi dhe arsyet pse e shtynë drejt aktit ekstrem, duke e vënë theksin tek “kodet e nderit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.