AKTUALITET

Makinat e bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën efektivi i policisë

07:42 - 20.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në Fier ku humbi jetën Agron Saba, punonjës policie në Patos. Siç shihet edhe në video, makinat janë bërë copash nga përplasja.




58 vjeçari Agron Saba po udhëtonte me një automjet tip Opel kur përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohet nga 27-vjeçari me iniciale G. H., 27 vjeç

Aksidenti që i mori jetën efektivit rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier.

Njoftimi i policise

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi Agron Saba.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.