AKTUALITET

Pas Finlandës Turqia i jep shpresë edhe Suedisë, ministri i Jashtëm: Kërkesa për anëtarësimin në NATO mund të miratohet në…

19:03 - 20.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ankaraja mund të miratojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO në kohë për samitin e aleancës në Vilnius në korrik të këtij viti, bëri me dije sot ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.




Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022, por kërkesat e tyre u bllokuan nga Turqia, e cila kërkoi që vendet nordike të shpallnin organizatat kurde si terroriste, si dhe të ekstradonin individë të akuzuar për terrorizëm ose që kishin marrë pjesë në tentativën për grusht shteti në Turqi në 2016.

Ankaraja beson se Helsinki në përgjithësi është në përputhje me kushtet e memorandumit përkatës, ndërsa Stokholmi i ka dhënë palës turke arsye për të mos miratuar aplikimin. Turqia ka këmbëngulur se Suedia nuk është ende gati të bëhet anëtare e NATO-s, pasi nuk ka përmbushur angazhimet e saj sipas memorandumit.

Presidenti turk Erdogan tha të premten e kaluar se Ankaraja ishte gati të ratifikonte kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Protokolli përkatës i është dorëzuar parlamentit turk për shqyrtim. Oferta e Finlandës pritet të miratohet këtë javë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.