LAJMI I FUNDIT

Shkëlqeu në derbin e Romës, Hysaj: Tani fokusi tek kombëtarja

10:24 - 20.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lazio “pushton” kryeqytetin, thyen Romën 1-0 në një derbi që kishte gjithçka, mbi të gjitha kishte tension teksa ekipi i Jose Mouronho-s mbeti me 10-të lojtarë që në minutën e 32-të me Ibanez që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.




Lazio përfitoi nga epërsia numerike duke s postuar Romën në gjysmëfushë, goli i avantazhit erdhi në minutën e 65-të ku Zaccagni me shumë klas dërgoi topin në rrjetë. Roma i ngriu buzëqeshjen tifozëve lacial, teksa pas vetëm tre minutash dërguan topin në rrejte, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Lazio-n që del me pikë të plota duke marrë vendin e dytë në Serie A në kuotën e 52 pikëve, plus dy nga Inter.

Elesid Hysaj luajti një derbi të plotë si protagonist, i vlerësuar me notën 6,5, ndërsa nuk fshehu gëzimin për këtë fitore përballë Romës, pavarësisht se luajti në fushë me injeksione:

Lazzzzz

“Kisha marrë një goditje të fortë, rikuperova në kohë edhe me disa injeksione. Ishte e pamundur të humbisja këtë derbi. Duhet të isha në fushë me çdo kusht për të ndihmuar ekipin. Kjo sfidë është e pabesueshme, ka një tension të jashtëzakonshëm. Me siguri do ta shijojë shumë këtë fitore, por nuk kam kohë për pushime pasi do t’i bashkohet menjëherë kombëtares, u shpreh Hysaj pas derbit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.