Kryesore

Si ta kalojmë depresionin pranveror? Arjana Rreli tregon ‘sekretin’: Kujdes me oraret e gjumit dhe photoshop-in, prindërit mos i lënë fëmijët para telefonit

09:56 - 20.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Depresioni pranveror është një gjendje e cila prek jo të gjithë njerëzit, me ardhjen e stinës së bukur të pranverës, ku dita zgjatet, orët me diell janë më të shumta dhe temperaturat rriten.




Arjana Rreli mjeke psikiatre ka folur në emisionin Panorama e Mëngjesit këtë të hënë lidhur me këtë gjendje, duke shpjeguar se çfarë është dhe dha edhe disa këshilla që duhen zbatuar për të minimizuar efektet e saj.

 “Ajo qe duhet te bejme kujdes janë disa këshilla ne dukje naive por funksionojnë shume mire.
Duke qene se është periudhe ndryshimi temperaturash duhet te hidratohemi shume mire, jo me pak se dy litra uje ne dite.

Nje diete e shëndetshme, e pasur me vitamina me minerale, te bejme kujdes dhe për vaktet, mos i kalojmë, te hamë rregullisht mëngjesin e dreken e darken e lehte sipas asaj qe dietologet rekomandojnë.

Aktiviteti fizik, s’duhet t’i mohojmë vetes te paktën 40 minuta ecje ne dite qe shërben për te rregulluar ketë ekuilibrist qe pranvera shkakton te ne.

Duhet te drejtohemi te profesionistet, psikologe, mjeke psikiatër qe nëse ka shenja qe kane prishur mirëfunksionimin e individit do nderhyje me këshilla apo medikamente”, tha Rreli.

Lidhur me moshën se ku shfaqet depresioni pranveror, mjekja tha se “pergjithesisht vuajnë gratë e me se shumti jane moshat aktive, ata qe i duhet stina qe mezi e presin per te shpalosur kompetencat e veta me te mira, se dita zgjatet”.

 Mjekja kishte dhe një thirrje për te gjithë te rinjtë, qe te zbatojnë ritmin e gjumit te nates dhe te kene kujdes me përdorimin e teknologjise.

“Ne duhet të biem në gjumë maksimumi në 11 e 30 e të zgjohemi reth orës 7-7 e 30.

Lidhur me përdorimin e telefonave dhe teknologjisë, ka koston e vet dhe ne nga këndvështrimi i shëndetit mendor, nëse s’do dimë të vëmë kufij në përdorimin e saj do kthehet në mos po është kthyer në një problem madhor për shëndetin.

Të kalosh orë trë tëra duke u kënaqur virtualisht apo duke i bërë vetes rregullime me photoshop për të plotësuar vetveten apo për të gënjyer të tjerët ndikon shumë tek vetëvlerësimi i cdo individi.

Duket falsitet e gjë shumë sipërfaqësore kenaqesia e një individi që bie shumë shpejt në një gropë emocionale nëse nuk e merr ketë kënaqësi.

Thirrje për prindërit që duke marrë kohën e tyre u japin fëmijëve nga një telefon e krijon barrierën e afeksionit që prindërit duhet t’u japin, jo një sipërfasitet që do dëmtojë të ardhmen e tyre”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.