BLUETOOTH

U shpall fitues i BBVIP Kosova, Stresi thirrje shqiptarëve: Mbështesni mikun tim Luzi për fitore, është djalë shembullor

10:54 - 20.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi fitoi BBVIP Kosova, reperi Stresi ka komentuar dhe se si do ta shpenzojë shumën e çmimit të madh prej 160 mijë eurosh.




Përmes një video live në rrjetin social ‘Instagram’, Stresi ka thënë se e gjithë shuma e fituar do t’i dedikohet nënës së tij.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ka njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime”, tha reperi.

Sakaq ka folur dhe për këngëtarin Luizi Ejlli i cili po ashtu është banor i BBVIP, por në Shqipëri ku Stresi ka treguar se Luizin e ka mik dhe ka bërë apel që të gjithë ta mbështesin.

“Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.