Kronikë

Shkaktoi dy aksidente dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, Gjykata lë në burg ish drejtorin e Doganës së Fierit

10:58 - 23.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin, ish-drejtorin e doganës së Fierit, i cili 3 ditë më parë shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.




Kujtojmë se Lagji teksa lëvizte me automjetin e tij ka goditur një tjetër, ku për pasojë ka dalë automjeti me familjarë ka dalë rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi.

Pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua.

Pas ngjarjes, ish drejtori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes duke shkaktuar dhe një aksident tjetër, ndërda disa kohë më parë u përfshi në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audio-përgjime me ish-zyrtarin Lagji, ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.