Kronikë

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë së doganave me 20 euro, kapet i riu nga Belshi

13:57 - 23.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të kalonte kufirin e Kapshticës në mënyrë të parregullt.




Mësohet se i riu me iniciale K.S., gjatë momentit që i është kërkuar pasaporta, i ka dhënë punonjësit të policisë shumën prej 20 euro me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 26-vjeçari.  Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.