LAJMI I FUNDIT

EKSKLUZIVE/ Flet “Ozili” i kuq, Maget: Nuk jam i kënaqur me atë që kam dhënë te Partizani

09:43 - 25.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maget Gueje është një nga talentet, nga të cilët Partizani shpreson që të përfitojë në të ardhmen. Këtë sezon ai e nisi ngadalë, por më kalimin e kohës arriti të fitojë besimin e Kolelës dhe herë pas here i nis ndeshjet nga minuta e parë, siç bëri edhe në derbi, ku zhvilloi një paraqitje të mirë.




Senegalezi ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës në këtë sezon. Gjithsesi, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, 20- vjeçari tregon se nuk është i kënaqur për atë që ka bërë në këtë sezon dhe kërkon të luajë më shumë. Ai shton se ende nuk e ka treguar futbollin e tij dhe për këtë kanë ndikuar edhe minutat. Mesfushori ka besim se Partizani fiton titullin, teksa “driblon” Tiranën kur pyetet për rivalin më të vështirë.

Keni dy vite në Shqipëri, si ju duket Tirana?

Po, ky është viti im i dytë këtu në Tiranë. Në këtë qytet mund të gjej gjithçka që më nevojitet dhe mund të them se është një qytet mjaft i bukur. Ju jeni lojtar i ri.

Jeni i lumtur me këtë që po bëni te Partizani?

Po, është e vërtetë që jam një lojtar i ri, por duke marrë shkas nga pyetja juaj gjej rastin të përshëndes trajnerin Ilir Daja, sepse ishte ai që më dha mundësinë të luaj për Partizanin. Gjithashtu ndiej mirënjohje edhe për drejtorin Olsi Rama. Nuk dua të fshihem, nuk jam i kënaqur me atë që kam bërë në këtë sezon, sepse një lojtar duhet t’i luajë të gjitha ndeshjet si titullar ose të paktën të ketë më shumë minuta në dispozicion për të treguar veten. Unë ende nuk kam arritur ta bëj këtë te Partizani, ende nuk e kam treguar futbollin tim, por nëse trajneri më jep 5 apo 10 minuta kohë në fushë, unë do të bëj maksimumin, sepse në fund të fundit ky është futbolli.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

DENIS LALA– PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.