AKTUALITET

Boksieri Kristian Prenga triumfon në New York, deputeti i PD: Ngriti peshë mijëra zemra, spektakël i vërtetë kurajoje

09:34 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas triumfit të boksierit Kristian Prenga në New York mbrëmjen e djeshme.




Gjekmarmaj shkruan se fitorja e tij ngriti në peshë mijëra zemra duke theksuar se është emocionuese të shohësh aq shumë flamuj shqiptar bashkë.

“Një lajm i mrekullueshëm. Kristian Prenga u shpall kampion mbrëmë në Neë York. Një tjetër shqiptar zot i fatit të tij dhe me fat Shqiperia që e ka. Na gezove shqipe. Një spektakël i vërtete force kurajoje e profesionalizm nga ana e boksierit të shquar mirditor. Mijera zemra ngriti peshe. Emocionuese të shohesh aq flamuj shqiptar bashkë ku secili u ndie fitues. Po kaq nder.

Shumë krenar na bëre. Në 00. 3 me oren tonë Kristiani e mundi me KO boksierin amerikanin amerikan Samuel Crossed mbajtes i dy titujve ËBA dhe NBA duke u bërë  ai vetë tashmë mbajtes i NAB title (North American belt)

ËBA intercontinental title USA Canada Mexico etj.  Ashtu siç e ndoqën shqiptaret në të gjitha kontinentet, ku udhetuan gjatë me tren dhe avion për ti dhënë mbeshtetje mos ti mungojë mirnjohja etike nga shteti shqiptar i cili në këtë rast perfiton në imazh pa harxhuar asgjë. Mirnjohja nuk kushton ajo është shënje e shoqerive të civilizuara. Urime Kampion , Urime Kristian Urime Shqiperi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.