LAJMI I FUNDIT

EURO 2024/ Italia kërkon pikët e para në kualifikuese, në fushë edhe Anglia e Portugalia. Ja sfidat e sotme

09:08 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” luajnë ditën e tyre të katërt, me shumë sfida të tjera interesante që zbresin në fushë ditën e sotme.




Ato hapen në orën 13:00 me sfidën Kazakistan-Danimark, ku dukshëm favoritë janë nordikët.

Në orën 18:00 spikat dueli Angli-Ukrainë. Pas fitores ndaj Italisë, “Tre Luanët” tashmë do të kërkojnë tre pikët e radhës përballë skuadrës ukrainase. Po në Grupin C, në orën 20:45, “Axurrët” e drejtuar nga Mançini do të kërkojnë pikët e para në këto kualifikuese përballë një kundërshtari të lehtë në letër, Maltës.

Po në këtë orë do të zbresë në fushë edhe Kristiano Ronaldo me Portugalinë e tij, të cilët do të ndeshen me Luksemburgun në transfertë për tre pikët e radhës në Grupin J.

NDESHJET:

GRUPI C

ANGLI – UKRAINË 18:00

MALTË – ITALI 20:45

GRUPI H

KAZAKISTAN – DANIMARKË 15:00

SLLOVENI – SAN MARINO 18:00

IRLANDË E VERIUT – FINLANDË 20:45

GRUPI J

LIHTENSHTEIN – ISLANDË 18:00

LUKSEMBURG – PORTUGALI 20:45

SLLOVAKI – BOSNIE & HERCEGOVINË 20:45

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.