BLUETOOTH

Lorenci pranon se ka qenë në një lidhje me Keisin, këngëtarja: Pse fole? Ja si reagoi Kristi pas krisjes së marrëdhënies me banoren e BBVIP

08:19 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas aludimeve se Keisi Medini dhe Lorenc Hasrama kanë qenë në një lidhje më herët, këngëtari ka pranuar mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it se ai ka pasur një raport me banoren e BBVIP.




Ndryshe nga Lorenci, Kesi nuk preferoi të komentonte deklaratën e tij, teksa u shpreh e habitur se pse këngëtari zgjodhi ta tregojë këtë detaj në dhomën e rrëfimit.

Pjesë nga biseda:

Lorenci: Unë me Keisin kemi dalë, në fillim në shoqëri. Arsyen pse jemi shkëputur e dimë vetëm unë dhe Keisi. E respektoj deri në fund. Këtë gjë e dinë edhe jashtë, njerëzit që na njohin. Nuk doja ta bëja të madhe, nuk doja që kjo histori të dilte dhe e kam kërkuar që të mos dalë. Nuk mendoj se kam ndikuar në krisjen e marrëdhënies së Keisit me Kristin. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë.

Kristi: Unë kam respekt për Keisin dhe ka të drejtën të shkojë pas marrëdhënieve që do. Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet.

Keisi: Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur.

Arbër: Më duket gjest i ulët që këtë gjë e thua në dhomën e rrëfimit. Mendoj që kjo është ajo që ke dashur, e ke bërë me qëllim, tani që po flasim ti po merr kohë në Prime, që për mua është gjithashtu një nga arsyet pse e ke thënë. Këtë gjë mund ta diskutoje edhe me Keisin, mund ta merrje te dhoma e rrëfimit.

Lorenci: E kam bërë sepse e para e dinin edhe njerëz të tjerë nga jashtë, e dyta sepse nuk doja që batutat që kam bërë me Keisin të konsiderohen si informacione nga jashtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.