BOTA

Tornado e fuqishme në SHBA/ Misisippi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 26 persona humbën jetën

08:31 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 26 persona kanë vdekur në Misisipi dhe Alabama pasi një tornado shpërtheu në shtetet jugore të SHBA.




Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ndërsa qeveria e shtetit të Mississippi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Rolling Fork, zona duket si një fushëbetejë pasi tornado e ka shkatërruar thuajse totalisht.

Tornado goditi në mes të natës, ku pavarësisht alarmeve, qytetarët janë zënë në befasi. Një banor tha për BBC se tornado zgjati përreth 10 minuta, si dhe ka goditur vendin gjatë natës kur njerëzit kishin fjetur dhe nuk kishin dëgjuar alarmet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.