AKTUALITET

POLONI-SHQIPËRI/ Nis dueli, kuqezinjtë duan të bëjnë surprizën përballë Leva & Co.

20:58 - 27.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare luan sot në Varshavë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Një sfidë e vështirë ndaj Polonisë vendase, e cila ka humbur pak ditë më parë përballë Republikës Çeke me shifrat 3-1.




Pikërisht ky fakt e bën edhe më të vështirë takimin e parë nën drejtimin e Silvinjos, i cili ka vendosur që në ndeshjen e sotme të rreshtojë në fushë një formacion sulmues, me shumë emra me tipare ofensive nga minuta e parë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, në rreshtim luajnë njëkohësisht Asani, Uzuni dhe Cikalleshi, të cilët do të kenë si detyrë të kërkojnë golin dhe të mbajnë të angazhuar mbrojtjen vendase.

Sa u përket zgjedhjeve të tjera, Strakosha ka fituar balotazhin me Berishën në portë, ndërsa në mesfushë Gjasula dhe Ramadani ofrojnë më shumë mbulim para mbrojtjes, me Asllanin në mbështetje të sulmit.

LIVE POLONI-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

2’ Menjëherë një top i gjatë në thellësi për Levandovskin, i cili devijon me kokë, por nuk ia del të çojë sferën drejt portës me Strakoshës i cili kontrollon i qetë.

1’ Nis dueli në Varshavë.

FORMACIONET ZYRTARE

POLONIA: Sheznji, Frankovski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminski, Lineti, Zielinski, Zalevski, Sviderski, Levandovski.

Trajner: Fernando Santos

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, Asani, Uzuni, Cikalleshi.

Trajner: Silvinjo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.